75 Mall Live Search
17:42 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Luan Haradinaj po ia kryen amanetin babait, merr nderime nga Kadri Veseli!

Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ka bërë që data e 14 dhjetorit të jetë një datë historike për të gjithë shqiptarët.

Për t’i dhënë hijeshi edhe më shumë kësaj ceremonie, i pranishëm me uniformën e kadetit ka qenë edhe Luani,  djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Kadri Veseli nuk la pa përmendur kontributin e familjes Haradinaj, të cilët dhanë kaq shumë për lirinë dhe paqen e këtij vendi.

Luani, ndonëse i ri në moshë, është mëse i gatshëm që m e uniformën ushtarake të shërbejë kudo në botë ku ka trazira.

Krahas Luanit, do të jetë edhe 8 mijë ushtarë të tjerë, që denjësisht me shumë vullnet do të veprojnë gjithandej botës me forcat e tyre!/Indeksonline/