Ramush Haradinaj: Sot janë gëzu ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe ata të Adem Jasharit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se për këtë ushtri janë të gjithë meritor, duke e konsideruar si ushtri të paqë.
Haradinaj ka theksuar se ndonëse jemi populli më i vjetër e jemi future në “rresht” vonë, duke formuar kështu shumë vonë ushtrinë.
“Rreshti është fjala e parë që e mëson kur nisesh ushtar, për ne rreshti ka qenë i mohuar, për ne ka qenë i mohuar për mijëra vjet ne skemi mujt mu bo rresht në ushtrinë tonë por në krejt ushtritë e botës.
Populli më i vjetër në Ballkan vetëm tash e ka krijuar ushtrinë e Kosovës. Por, ajo që është shumë me rëndësi sot është ne po vijmë në paqe dhe ushtria e fundi u rreshtuar te ushtrinë e paqes.
Paqen e kemi fitu me shumë dhimbje, jemi të fundit që kemi arritur në paqe e të fundit kemi me e lënë atë. Kush e prin këtij rreshti, i prin Amerika edhe ne e kemi për nder me u rreshtuar edhe si popull dhe si ushtri pas Amerikës.
Ushtria jonë do të jetë besnike e miqve tonë. “Nuk ka armik më të mirë se FSK-në, por nuk ka as armik më të keq”
Edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës janë gëzuar sot, por edhe ushtëtarët e Adem Jasharit, ne me guxim jem të përkushtuar me mbrojt paqen dhe nuk do të lejojmë që ushtria jon të kthehet kundër popullit të vet. Kurrë ushtria e Kosovës nuk ka mu kthy kundër kërkujt, serbet si këtu si në veri janë pjesë e ushtrisë serbe njëkohësisht ne nuk kemi ardhur te rreshti me rreziku paqen që na ka munguar gjithmonë.
I ftojmë ushtritë e rajonit, nga Shqipëria ta ftojmë në partneritet me të gjitha ushtritë, madje edhe me ushtrinë e Serbisë.
Zoti e bekoftë ushtrinë e Kosovës!/Indeksonline/