75 Mall Live Search
10:39 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

LDK tregon nëse merr pjesë në seancën e sotme, jep arsyetime për këtë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së ka dal në një konferencë për media pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se subjekti që përfaqëson po kërkon që të përfaqësuesit në dialog me Serbinë të kenë legjitimitet.

Sipas tyre, rezoluta e Partisë Socialdemokrate është thjeshtë një përpjekje e dështuar për të mbuluar koalicionin e fshehtë që kanë me PAN-in.

“Nuk mund të ketë kurrfarë platforme për dialog nga njerëz që nuk kanë legjitimitet.

Një letër i është dërguar zonjës Mugherini me nënshkrimin e të gjitha grupeve parlamentare, e cila thekson tri çështja e para që qeveria nuk ka legjitimitet, platforma aprovohet me dy të tretat e votave të deputetëve të Kosovës dhe ekipi udhëhiqet nga ata që kanë legjitimitet. Të treja këto janë kundër asaj që është duke ndodh, në lidhje me PSD-në.

Qëndrimi është i qartë që duhet legjitimitet për çështje të rëndësishme, e jo si po veprohet tash. Kërkojmë që të kemi qeveri të fuqishme që të përballoj të gjitha këto procese të rëndësishme” është shprehur Hoti./Indeksonline/