20:34 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reali harron turpërimin nga CSKA, shënon fitoren e tretë radhazi në La Liga

Real Madrid ka harruar turpërimin në Ligën e Kampionëve nga Cska Moska duke mposhtur Vallecanon në La Liga me rezultat 1-0.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për trajnerin e ri Solari, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të në ligë.

Goli i vetëm i fitores dhe i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 13′ nga sulmuesi francez, Karim Benzema.

Vendasit ishin skuadër dominuese dhe krijuan më shumë, teksa mysafirët patën vetëm një goditje brenda kornizës së portës të Thibaut Curtois deri në minutën e 90-të.

Por, në kohën shtesë, mysafirët kanë mundur t’ia prishnin festën Madridit, por dy pritje radhazi nga portieri belg ndaj Alex Alegrias e ruajtën të paprekur rrjetën e kampionit të Evropës.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi renditet në vendin e tretë dhe i afrohet liderit dhe rivalit, Barcelonës, në vetëm dy pikë. /IndeksOnline/