Mançesteri dhe Londra në listën e ngushtë për ta organizuar ATP Finals
Mançesteri do t’i bashkohet Londrës në listën e shkurtër prej pesë qyteteve nikoqire për ATP Finals nga viti 2021.
Singapori, Tokie dhe Torino gjithashtu kanë kandiduar në mesin e 40 qyteteve për ta organizuar këtë ngjarje.
Mançesteri e humbi garën prej qytetit kinez, Shenzhen më herët këtë vit në tentim për ta organizuar WTA Finals, transmeton IndeksOnline.
Londra e ka organizuar këtë ngjarje nga viti 2009 dhe ka mbledhur më shumë se 2.5 milionë spektaktorë në ”O2 Arena” që prej atëherë./IndeksOnline/