75 Mall Live Search
13:10 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Goli i sulmuesit të Kombëtarës pas një aksioni mirë të kombinuar

Fiorin Durmishaj vazhdon të tregojë një formë mjaft të mirë personale në Superligën greke, ku edhe në këtë javë ka shënuar në kampionatin helen.

PAS Janina e Andi Lilës, priste në shtëpi Panioniosin, dhe ndeshja përfundoi në shifrat 3-1.

Në minutën e 51-të, Nikolias zhbllokoi shifrat për vendasit, ndërsa në minutën e 67-të, Lila që e kishte nisur si titullar, i la vendin Siontis.

Ishte sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj, që në minutën e 82-të, barazoi shifrat, duke ndezur shpresat për një pikë në transfertë.

Gjithsesi, barazimi zgjati vetëm pak sekonda, pasi në të 83-tën, Jakos çoi përsëri në avantazh Janinën, ndërsa në të 88-tën me një penallti, vulosi fitoren 3-1.

bandicam 2018-12-15 18-08-52-189

Një rast komik ndodhi në minutën e 44-të, me Andi Lilën, i cili në përpjekje për të shpëtuar një top për ekipin e tij në anësore, shkoi dhe i ndërhyu trajnerit të tij, Anigo.

Pas ndeshjes së javës së 14-të, Panionios qëndron në vendin e 9-të me 18 pikë, ndërsa Janina e 12-ta, me 14 pikë.