Radio suedeze e ndryshon lajmin për Gjykatën Speciale, tash e heq krejt Thaçin
Radio suedeze, e cila me herët raportoi se edhe presidenti Thaçi do të ftohet në Hagë, e ka ndryshuar përmbajtjen e lajmit të saj të parë.
Në versionin e parë, radio publike suedeze thoshte se Hashim Thaçi mund të jetë njëri nga personat që mund të jetë subjekt i Gjykatës Speciale.

Kurse, në versionin e dytë, pas editimit, është hequr kjo pjesë dhe ka mbetur vetëm pjesa që Hashim Thaçi ka qenë lider i UCK-së gjatë viteve 90-ta.
