75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Flet komentatori shqiptar që emocionoi shqipet te goli i Shaqirit, tregon se pse e tradhtuan ndjenjat

Xherdan Shaqiri i emocionoi të gjithë shqiptarët e në veçanti tifozët e Liverpoolit pas dygolëshit në derbin më të madh anglez kundër Manchester United.

Me emocion e me lot ishte edhe ai që do të duhej të përmbahej më së shumti në këtë rast.

Komentatori i Supersport, Ylli Agaj shpërtheu nga emocionet gjatë dy golave të Xherdan SHaqirit.

Në një prononcim për Indeksonline, Aga ka thënë se nuk ndodh shpesh që një nga ndeshjet më të mëdha të globit të vendoset nga një shqiptar.

I emocionuar isha qysh në vigjilje të ndeshjes, duke e ditur rëndësinë e saj dhe pritshmërirtë për të. Por te golat e Shaqirit ishte pika më kulmore, sepse nuk ndodh shpesh që fatet e një prej ndeshjeve më të mëdha të globit t’i vendos një shqiptar”, ka thënë Ylli Aga.

Ai ka thënë se kjo ndeshje ishte nga më të bukurat që vetëm Premierliga di t’i dhuroj.

Ishte absolutisht një nga më të bukurat, edhe pse Premierliga ka disa elemente unike. Ritëm i lartë, lojë efektive në maksimum, raste të shumta dhe atmosferë festive. E pëlqej shumë këtë kampionat dhe kjo ndeshje ishte një arsye më shumë”, ka shtuar komentatori shqiptar.

Ylli Aga njohët për komentimin karakteristik të ndeshjeve sidomos kur luajnë shqiptarët në ndeshje të nivelit të tillë. /IndeksOnline/