75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho gjen fajtorin e humbjes ndaj Liverpoolit

Manchester United është mposhtur mbrëmë nga Liverpooli me rezultat 3-1.

Djajtë e Kuq po kalojnë një sezon aspak të mirë dhe trajneri, Jose Mourinho për këtë situatë fajëson lëndimet.

“Kemi shumë lojtarë të cilët do t’i konsideroja se lëndohen shpesh. Disa nga lojtarët tanë janë gjithmonë të lënduar. Dhe nuk është vetëm me mua, ka ndodhur para meje”, tha Mourinho pas ndeshjes për Sky Sports.

“Nëse i shikoni statistikat e ekipit me z. Van Gaal, dhe para tij me David Moyes, këto ishin periudha kur lojtarët ishin gjithmonë të lënduar”, shtoi portugezi.

Manchester United aktualisht ka vetëm 19 pikë të grumbulluara dhe qëndron 11 pikë larg vendit të katërt. /IndeksOnline/