Aksident i rëndë në Shkup, vdes një person pasi u godit nga treni
Ka humbur jetën një person në një aksident mes një treni dhe një makine në kalimin hekurudhor Maxhari-Shkup, mëngjesin e sotëm rreth orës 05:50.
Sipas informatave të para, siç mëson Alsat M një tren i cili ishte i linjës Tabanoc-Shkup, ka goditur makinën e tipit “VW Vento” i drejtuar nga një person mashkull i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Raportohet se personi i cili ka ndërruar jetë të ketë qenë i punësuar në MPB.
