75 Mall Live Search
20:39 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Rally Albania 2019”, përcaktohet harta dhe datat e super garës

Në datat 8-15 qershor 2019, do të zhvillohet edicioni i 15-të i Rally Albania, një nga aktivitetet më spektakolare të garave me makina dhe motorë që zhvillohet në Shqipëri.

Ky edicion do të jetë vërtet i veçantë dhe organizatorët kanë konfirmuar sot itinerarin e këtij eventi, që do të nisë në kryeqytet më datën 8 qershor do të përfundojë sërish aty pas një jave.

Por gjatë këtyre 7 ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësi të prekin e shijojnë çdo cep të Shqipërisë, duke udhëtuar nga Tirana në Valbonë, për të vijuar më pas me Voskopojën, Himarën e mjaft zona të tjera turistikë, për të mbyllur këtë aventurë sërish në kryeqytet.

Pra, një event special, që si gjithnjë pritet të sjellë dhjetëra pjesëmarrës, nga Shqipëria dhe e gjithë bota.