Zyrtare: Ylli i Juventusit u jep fund zërave, ”blindohet” te kampioni
Alex Sandro ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin deri në verën e vitit 2023.
”Tifozët mund të ndihen të sigurtë për mua që do të jap 100%-shin nga vetja për të fituar”, ishin fjalët e Sandros në vitin 2015 kur u prezantua te ”Zonja e Vjetër”.

Dhe tani ai treguar besnikërinë e tij, duke e zgjatur kontratën e tij me Juventusin edhe për pesë vite, transmeton IndeksOnline.
Ndeshje pas ndeshje, Sandro ka treguar se është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, që ka fituar tre Scudetto dhe tri Coppa Italia që prej ardhjes së tij nga Porto, transmeton IndeksOnline.
Prezenca e tij në këto suksese të Juventusit ishte konstante, precize dhe përplot me kualitet.
Në total, Sandro është paraqitur në 134 ndeshje në fanellën e Juventusit, duke shënuar nëntë gola.

Fuqia, kontrolli, teknika dhe vizioi i ndeshjes janë karakteristikat që përshkruajnë më së miri brazilianin.
Alex Sandro është gjithashtu lojtari që ka rikuperuar më së shumti topa (724) dhe i dyti në skuadër për më së shumti driblime (220)./IndeksOnline/