75 Mall Live Search
17:32 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Munishi, Challandesit: A e di sa skuadra i ka Superliga?

Ismet Munishi e ka vazhduar debatin kontravers me trajnerin e Përfaqësueses kosovare, Bernard Challandes.

Trajneri i famshëm kosovar ditë më parë tha se Përfaqësuesja A nuk po e respekton Superligën e Kosovës pasi që nuk po e fton asnjë lojtarë nga ky kampionat.

Ndërsa, dje, tekniku zviceran i është përgjigjur Munishit duke thënë se Superliga s’ka lojtarë të denjë për t’i ftuar në Përfaqësuese, transmeton IndeksOnline.

Por, Munishi nuk e ka lënë prapë pa iu kundërpërgjigjur Challandesit, duke i bërë disa pyetje atij.

“A e di sa ekipe i ka Superliga selektori i respektuar? Sa lojtarë i njeh, a iu di emrat dhe sa ndeshje të Superligës i ka shikuar?”.

“Gjithmonë duke e përgëzuar për suksesin sepse e kemi pasur grupin shumë të fortë. Sidomos ndeshja kundër Ishujve Faroe jashtë shumë më ka pëlqyer”, tha Munishi për Olle./IndeksOnline/