Pas një kohe të gjatë, Mozzik befason adhuruesit me këtë lajm
Reperi Mozzik së fundi u bë baba për herë të parë.
Ai dhe e dashura e tij, u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Hana, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, tani Mozzik ka edhe një lajm të madh për adhuruesit e tij.
Pas një pauze që bëri këtë vit në koncerte, Mozzik ka treguar se tani do të rikthehet.

Është pikërisht qyteti i tij i lindjes ku ai do të mbajë koncertin e tij të parë pas një pauze.

“Pas pauzës koncerteve/festivaleve po kthehemi të vazhdojm pjesën më të bukur të muzikës..Po stratojmë pikërisht nga qyteti ku jemi rritur e ku filluam qdo gjë! Ferizaj m’ka marr malli me knu gjithë natën hite. Ju pres të gjithëve jo vetëm nga ky qytet po e gjithë Kosova apo shtet tjetër” ka shkruar Mozzik./Indeksonline/