Ceremonia e laureatëve, kallet atmosfera nga një bullgar, shikoni se si vallëzon
Para pak ditëve Federata Atletike e Kosovës, shpalli më të mirët për vitin 2018, por në anën tjetër solemnitet ka qenë në nivelin më të mirë të mundshëm i organizuar, ku ishin të pranishëm shumë personalitete.
Ndër ta edhe njeriu i parë i Federatës Atletike Evropiane, Avein Arne Hansen dhe kryetari i Federatës Ballkanike të Atletikës Dobromir Karamarinov.
Mrekullia e këtij solemniteti ka qenë edhe kur futet në vallen shqiptare bullgari Karamarinov, ku shihet duke kërcyer i vetëm me kravatë dhe kallë atmosferën.
Më valle shihet edhe kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, i cili ka përgëzuar atletët e atletet për një vit jashtëzakonisht të mirë.
