75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkoi jashtë vendit të operoj plagët e luftës, deputetja i kthehet punës në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci tash e një kohë ishte jashtë vendit, pasi kishte udhëtuar për trajtim mjekësor.

Ajo ishte në Mançester, ku shkoi për të bërë një operacion të plagëve, të cilat i kishte marrë gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Sot ajo gjendet në sallën e seancave plenare të Kuvendit. Kështu ka bërë të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti në një postim në Facebook.

“Saranda u rikthye në Prishtinë nga Mançesteri. Pjesa e parë e operacionit të rikuperimit nga plagët e luftës ka shkuar siç është më së miri. Saranda si vajzë e mitur është qëlluar me 16 plumba në trup nga policët serbë më 28 mars 1999”, ka shkruar Kurti. /Indeksonline/