Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Në këtë aksident mes veturës dhe autobusit, ka humbur jetën një person dhe pesë të tjerë janë lënduar, raporton Indeksonline.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka konfirmuar rastin, duke dhënë detaje për aksidentin.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtine-Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veturë, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballoj plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo për redaksinë.
Në këtë foto që ka siguruar Indeksonline nga vendi i aksidentit, shihet vetura tërësisht e shkatërruar./Indeksonline/
