75 Mall Live Search
19:36 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Real Madrid shpallet për të tretën herë radhazi Kampion Bote për Klube

Real Madridi e ka fituar për të tretin vit radhazi trofeun e Botërorit për Klube, dhe për të katërtën herë në histori.

Kampioni aktual i Evropës ka arritur që të ruajë edhe titullin e kampionit të botës, falë fitores 4:1 ndaj Al-Ain.

Gjiganti madrilen, që e kishte fituar titullin e botës për klube edhe në dy vitet e kaluara, e fiton këtë trofe për të tretin vit radhazi.

Reali po ashtu ka arritur të shkruajë historinë duke e fituar për herë të katërt në historinë e klubit këtë trofe.

‘Los Blancos’ tani kanë kaluar Barcelonën, që ka gjithsej tre trofe të fituar.Për herë të parë Reali e kishte fituar këtë trofe në vitin 2014, për ta fituar atë edhe tri herë më pas (2016, 2017, 2018).

Në finalen e Abu Dhabit ndaj ekipit arab Al-Ain (që bëri befasinë duke e mundur River Platen në gjysmëfinale), Luka Modric, Marcos Llorente, Sergio Ramos e Yahia Nader (autogol), shënuan në fitoren e thellë 4:1 të Real Madridit.