75 Mall Live Search
12:55 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Momenti emocional kur kampioni i ri i botës takon nënën e tij të sëmurë

Charlie Edwards shpërtheu në lot, teksa ia shfaqte nënës së tij titullin e fituar

25-vjeçari mposhti Cristofer Rosales në mbrëmjen e djeshme për t’u bërë kampion botëror i peshave të lehta në WBC.

Dhe ai, vazhdoi drejt zhveshtores për të festuar me familjen e tij, transmeton IndeksOnline.

Nëna e Edwards, Terry është e paralizuar pas betejës me kancerin, por ajo ishte në ”O2 Arena” për ta parë djalin e saj.

Kampioni i ri më pas tha:

”Kam ëndërruar këtë që nga fëmijëria. I kam dhënë këtij sporti gjithçka – madje, edhe kur kisha ngritje dhe rënie në formë, nuk ndalova së besuari”./IndeksOnline/