75 Mall Live Search
13:18 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të gjithë e pritën me duartroktije Isa Mustafën, por jo edhe ish- deputetja!

Ish- deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka qenë e pranishme në konferencën për 29 vjetorin e themelimit të partisë.

Sot për këtë takim janë mbledhur zyrtarë të shumtë të LDK-së, derisa kanë pritur me duartrokitje shefin e partisë, shkruan Indeksonline.

Por, njëjtë nuk ka vepruar edhe Tërmkolli, derisa fare nuk është lodhur të duartrokasë derisa në sallë hyri Mustafa.

Kujtojmë se ditë më parë, Tërmkolli nuk kursej kritikat kundrejt kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo pati thënë se Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike dhe se moti është dashur të largohet nga drejtimi i partisë./Indeksonline/