75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Themelohet Federata e Triatlonit të Kosovës

Sportit të Kosovës i është shtuar edhe Federata e Triatlonit të Kosovës, e cila është themeluar të dielën, në Kuvendin e mbajtur në sallën e Shtëpisë së Sportit në Prishtinë.

Në Kuvend janë zgjedhur organet drejtuese, të cilave do t’iu prijë kryetari Vedat Tërmkolli.

Pamje nga Kuvendi i Federatës së Triatlonit të Kosovës

Pjesëmarrës në Kuvend ishin 15 delegatë nga pesë klube të tri regjioneve.

Kuvendi u vëzhgua edhe nga Besire Domaniku, anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport./IndeksOnline/

Pamje nga Kuvendi i Federatës së Triatlonit të Kosovës