Kanosen dy femra në Prishtinë
Dy raste të kanosjeve janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, në njërin rast, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka kanosur motrën e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndërsa në rastin tjetër është arrestuar po ashtu i dyshuari pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/