75 Mall Live Search
11:21 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sandro shpjegon se pse rinovoi kontratën me Juventusin

Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro ka shpjeguar se pse ai ka nënshkruar kontratë të re me kampionin italian.

”Kam folur me presidentin, dhe e di se ku dëshiron ai të shkojë”, ishte përgjigjja e brazilianit.

Sandro, zyrtarisht, e zgjati kontratën me Juventusin javën e kaluar dhe duket se një bisedë me Andrea Agnellin ishte krucial në këtë vendim, transmeton IndeksOnline.

”Kur një lojtar rinovon kontratën, ai gjithnjë është i lumtur sepse ai e di se e ka besimin e trajnerit, presidentit dhe klubit”, tha Sandro për Corriere di Torino.

”Jam i lumtur, do të qëndroj këtu për disa vite. Nënshkrova rinovimin sepse më pëlqen të jem këtu dhe pasi kam folur me presidentin, dhe unë e di se ku ai dëshiron të shkojë me Juventusin”.

”Dua të jem pjesë e kësaj storie”, përfundoi Sandro, i cili u kërkua nga Chelsea e Manchester Unitedi në verë./IndeksOnline/