75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sociedadi humbet, por ka vend për Januzajn në formacionin e javës

Në kuadër të javës së 17-të në La Liga, Real Sociedadi kishte një përballje jo të lehtë me Alaves.

Në ”Anoeta”, Sociedadi pësoi humbje zhgënjyese nga Alaves me rezultat, 0-1 me golin e shënuar nga Calleri në minutën e 11-të.

Si në javët e kaluara, edhe këtë fundjavë, Adnan Januzaj startoi nga minuta e parë për të luajtur 90 minuta, transmeton IndeksOnline.

Pavarsisht humbjes së Sociedadit, Januzaj shkëlqeu në këtë ndeshje duke dhënë maksimumin nga vetja.

Për këtë paraqitje, WhoScored e ka vlerësuar me notën, 8.4 dhe e ka inkuadruar në formacionin e më të mirëve të javës në La Liga.

Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe yje si Parejo, Pachoco, Calleri, etj, por jo edhe të Barçës, pavarsisht fitores, 2-0 ndaj Celta Vigos./IndeksOnline/