Shala kërkon që të gjitha produktët që prodhohen në Serbi t’i nënshtrohen masës prej 100%
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka propozuar futjen e masës 100 % për të gjitha produktet që prodhohen në Serbi e importohen në Kosovë, në mesin e të cilave është edhe CocaCola.
Janë nëntë brende ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi e që sipas ministrit edhe atyre duhet tu vendoset taksa njëjtë sikur produkteve serbe.
Por ky propozim i Shalës nuk i ka pëlqyer ministrit Besim Beqaj të PDK-së.

Pas një debati përkitazi me këtë, kryeministri Haradinaj këtë propozim e ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme./Indeksonline/