Digjet vetura në qendër të Pejës
Një veturë është kapluar nga zjarri pasditen e sotme në qendër të Pejës.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar video nga ky rast ku sipas tyre zjarri ka shpërthyer papritmas në veturë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./Indeksonline/