75 Mall Live Search
16:41 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mavraj nuk po zë vend askund, afër largimit nga Greqia

Aventura e Mërgim Mavrajt nuk ka qenë më e mira e mundshme në kampionatin grek. Mbrojtësi me eksperiencë pas një periudhe shumë të vështirë nuk ka arritur të lërë impakt as në Superligën greke. Arisi nuk po kalon një periudhë të mirë dhe eliminimi në Kupën e Greqisë ndaj Ergotelis me rezultatin 3-2 ka shkaktuar tërmet në kampin helen.

Do të ketë “koka turku” dhe i pari në listë është mbrojtësi shqiptar. Burime të ndryshme të dala nga klubi grek bëjnë me dije se janë 7 futbollistë që pritet të largohen. Kryesuesi i listës është shqiptari Mërgim Mavraj. Vendimi është marr pas një takimi ndërmjet drejtorit sportiv dhe trajnerit të klubit, mëson Telesport.

Përformanca e dobët ka bërë që shqiptari të mos zgjasë shumë në ligën greke. Ndryshe nga ai, mesfushori Migjen Basha i ka shpëtuar këtij tërmeti tregojnë të njëjtat burime. Ai nuk do të preket, pasi ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit. Veterani është titullar dhe bosht i rëndësishëm për ekipin helen. Mavraj do të nisë kalvarin e vuajtjeve për të gjetur ekip tjetër.