Dy jetimëve pa nanë e babë, Halil Kastrati e Capital T i bënë me shtëpi
Shumë familjeve këtë vit ua kthej buzëqeshjen e ngrohtësinë familjare.
Atë që politika dhe shteti s’e bëri dot, ishte një njeri i vetëm që falë punës dhe miqve të tij, u erdhi në ndihmë qindra qytetarëve që askush nuk u trokiti në derë, veç skamjes e varfërisë, shkruan Indeksonline.
Është ky Halil Kastrati, i cili në prag të festave të fundvitit, po vazhdon me nismën e tij humanitare.
Ai sot bashkë me mikun e tij, reperin Capital T ka bërë dy jetimë me shtëpi.

Me këto pamje emocionuese ai tregon gëzimin e dy jetimëve, teksa ka shkruar:
Ehhh
jeta, shume prekese
Pa
babe e pa nene
E gezofshi shtepine e re
Fatlumi dhe Albiona nga fshati Tashince e Shtimes u bene me shtepi te re
Listat e donatoreve i gjeni te publikuara ne fotografit e ketij postimi
Video me plote emocione del sonte ketu ne faqen zyrtare te shoqates sone dhe ne kanalin e youtube “ Jetimat e Ballkanit “
Keta dy jetim shtepine e gezofshin
Bamires Zoti ju shperblefte

