75 Mall Live Search
17:25 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kelmendi mban fjalën, i blen rrjetën pacientes që i mbeten organet jashtë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se i ka dorëzuar sot rrjetën e nevojshme, pacientes në QKUK, të cilës i kishin mbetur jashtë disa organe të trupit.

Në një postim në Facebook, Kelmendi ka shkruar se rrjeta që kushton afër 2 mijë euro dhe disa dhurata tjera, i janë dhuruar sot pacientes në fjalë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Kelmendit:

Sot e dorëzuam tek pacientja në repartin kirurgjik të QKUK-së, rrjetën e nevojshme për intervenimin në shërimin e saj, për çfarë mbrëmë përkundër deklarimeve kundërthënëse të disa mediave në raportim të rastit, unë shpreha gatishmërinë që ta mbështesë.

Rrjeta e kërkuar në vlerë prej 1 mijë e 900 euro me disa dhurata për fundvit ju dorëzua pacientës në prani të familjarëve dhe dy deputetëve z.Danush Ademi dhe z.Veton Berisha.

Tani pres që ekspertët mjekësor ta kryejnë detyrën e vet dhe pacientës i uroj shëndet.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës