“Tragjedia” që i ka ndodhur vetëm Liverpoolit në Premierligë
Liverpooli është Kampion i Premierligës për gjysmën e sezonit.
Skuadra e drejtuar nga Klopp është në vendin e parë me 48 pikë, katër më shumë se Manchester City, shkruan Indeksonline.
Në 10 vitet e fundit vetëm dy herë ka ndodhur që kampioni i sezonit vjeshtor të mos përfundoj e para në fund të sezonit.
Në të dy këto raste protagonist ka qenë Liverpooli.
Në sezonin 2008/09 dhe 2013/14 Reds ishin të parët për Krishtlindje por përfunduar në vendin e dytë në fund të sezonit. /IndeksOnline/