Rrahu avokatin, dënohet me 6 muaj burg Sabit Lushtaku
Gjykata Themelore e Mitrovicës, e ka dënuar Sabit Lushtaku për sulm fizik ndaj avokatit Mahmut Halimi.
Gjykata e shpalli fajtor Lushtakun të cilin e dënoi me 6 muj burgim, për veprën penale pengim i personit zyrtar.
“Sepse me datën 31.08.2018 rreth 11:25 minuta, në ndërtesën e Prokurorisë Themelore në Departamentin e krimeve të rënda në Mitrovicë në zyren e prokurorit Njazi Rexha e ka penguar personin zyrtar të kryej detyrën zyrtare, në këtë mënyrë duke dhënë deklaratën si dëshmitarë, e ka ndërprerë procesin e marrjes së deklaratës dhe fizikisht ka sulmuar avokatin Mahmut Halimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës që e ka siguruar Insajderi.
Dënimi në kohëzgjatje prej 6 muajsh, i është zëvendësuar me gjobën në vlerë prej 2500 euro.
Këtë dënimin Lushtaku obligohet ta paguaj në afatin prej 3 muajsh nga data e plotëfuqishme e këtij aktgjykimi.
“Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë do të zbatohet dënimi i lartëcekur i shqiptuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh e cila do të llogaritë edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak”, thuhet në vendimin e Gjykatës.