75 Mall Live Search
20:38 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shtylla rrëzohet në oborr, KEDS nuk intervenon

Shtylla u rrëzua, e kabllot u shpërndanë nëpër oborrin e shtëpisë së Kadri Behramit në lagjen Mati 1, në kryeqytet.

Ajo erdhi në këtë gjendje të martën, pa kaluar as tre muaj që kur u vendos në këtë vend.

Ekipet e KEDS-it , nuk erdhën që të ndërmarrin masa gjatë ditës , ani pse u kontaktuan shumë herë nga familjarët.