Dy rikthime, një mungesë, Milani për fitore kundër Frosinones
Milani e ka ri-ftuar Tiemoue Bakayoko dhe Frank Kessie për udhëtimin e sotëm në Frosinone, por Suso s’bën pjesë në listën e të ftuarve.
Bakayoko dhe Kessie rikthehen nga pezullimet për ta kompletuar mesfushën e Milanit.
Përveç tyre, janë ftuar edhe Jose Mauri dhe Riccardo Montolivo, plus i riu, Emmanuele Torrasi, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Suso s’është përfshirë në skuadër pasi është duke u rikuperuar nga lëndimi, bën të ditur Caciomercato.
Ndeshja e sotme pritet të jetë deçizive për të ardhmen e Gennaro Gattusos si trajner i ”Rossonerëve”.
Skuadra e plotë e Milanit për ndeshjen e sotme:
A Donnarumma, G Donnarumma, Reina; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodríguez, Romagnoli, Simic, Zapata; Bakayoko, Kessie, Mauri, Montolivo, Torrasi; Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Higuaín, Tsadjout./IndeksOnline/
