75 Mall Live Search
12:57 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Koncert i muzikës klasike në nderim të Messit

Leo Messi ka qenë subjekt i njërit prej koncerteve të kompozitorit të famshëm, Daniel Pacitti.

Pacitti ka krijuar një punë muzikore dedikuar për futbollistin e jashtëzakonshëm të Barcelonës.

Ai ka mbajtur një koncertë me orkestër dhe violinçel në nderim të lojtarit të formuar nga tri akte: Arrabal, Remembranzas dhe Tangool, transmeton IndeksOnline.

Në një njoftim, ai ka shpjeguar se pse e ka mbajtur këtë koncert dedikuar yllit të Barcelonës.

”Për margjinë e tij dhe virtytet e mbinatyrshme, zgjuarsinë e tij të mrekullueshme dhe profesionalizmin, ne kemi mbajtur këtë koncert”.

”Ne i kushtojmë tribut njërit prej yjeve më të jashtëzakonshme të sportit, Lionel Messit”./IndeksOnline/