75 Mall Live Search
16:22 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

U rrahën dhe gjuajtën me armë, aktakuzë ndaj katër personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Me datë 15.10.2018, në fshatin Rogove të Komunës së Gjakovës, i akuzuari K.H., ka kryer veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”, në atë mënyrë që të dëmtuarin V.B., e ka sulmuar , duke e goditur me karikatorë në kokë, ku i dëmtuari ka pësuar plagë çaresë në ballë.

Të akuzuarit K.H., A.H., dhe L.H., në të njëjtën datë dhe vend të cekur më lartë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulmi”, në atë mënyrë që kanë sulmuar të dëmtuarit N.B., L.K., dhe V.B., duke qenë të armatosur, iu kanë bërtitur dhe vërsulur të dëmtuarve.

Në të njëjtin vend, në fshatin Rogove, me datën 15.10.2018, i akuzuari Sh. B., ka kryer veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, duke shtënë në ajër me armën automatike AK-47 me një karikator, duke kërcënuarën kështu të dëmtuarin V.B.