McGregor festoi Krishtlindjet në një kafene, u bleu të gjithëve nga një pije
Conor McGregor i festoi Krishtlindjet duke u blerë të gjithëve nga një pije në një kafene në vlerë të 4 mijë funtesh.
Multi-milioneri, dy herë kampioni i UFC-s, i cili njihet si njeri humanitar, i ka festuar festat e fundvitit në stil.

30-vjeçari vendosi t’ua blejë të gjithëve nga një pije, dhe për këtë mori duartrokitje nga të pranishmit, transmeton IndeksOnline.
Më pas, në profilin e tij në Instagram, McGregor publikoi një foto të tij së bashku me tifozët e tij në atë kafene.
Dhe duke folur për Irish Mirror, pronari i kafenesë, Liam Flynn lavdëroi McGregor për veprimin e tij.

”Ai erdhi në kafene dhe u tregua i dashur. Ai ua bleu nga një pije të gjithëve. McGregor është humanitar, ai kurrë s’e harron se nga ku vjen”./IndeksOnline/