Ndërron jetë presidenti që krijoi Arsenalin e madh të Arsene Wengerit
Ish-kryetari i Arsenalit Peter Hill-Wood ka vdekur në moshën 82 vjeçare. Hill-Wood ishte në krye të Arsenalit nga viti 1982 deri në vitin 2013 kur shëndeti i përkeqësuar e detyroi atë të largohej nga pozicioni që kishte.
“Me keqardhje të madhe shpallim vdekjen e ish-kryetarit Peter Hill-Wood, në moshën 82 vjeçare. Mendimet tona janë me gruan e tij Sally dhe fëmijët e tij Sarah, Julian dhe Charles” thuhet në njoftimin e skuadrës.
George Graham dhe Arsene Wenger janë dy trajnerët e Arsenalit nën epokën e ish-kryetarit Wood.
Nën epokën e këtij presidenti, Arsenali arriti sukseset më të mëdha, ndër të tjera, edhe tre tituj kampioni në Premierligë./Indeksonline/
