75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkodra: Kosova është vend i sigurt

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha siguria përgjatë vitit 2018 në Kosovë ka pasur disa sfida.

Sipas tij Kosova qëndron shumë mirë për siguri në krahasim me vendet e rajonit.

“Qytetarët e Kosovës qëndrojnë shumë të sigurt në kuptimin substancial”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij MBP-ja ka qenë e angazhuar për të përmbushur kriteret për viza, në betejën për INTERPOL, por fatkeqësisht Kosova nuk mundi të anëtarësohet në këtë organizatë.

“Pozicioni i Kosovës është delikat, ka pasur lobim kundër Kosovës, ne nuk do të ndalemi deri sa të jemi pjesë e INTERPOL-it”, tha Shkodra.

Shkodra ka folur edhe për vrasjen e policit e që sipas tij është ngjarje e rënd dh sulm ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovë. Sipas tij pas vrasjes së policit në Istog, institucionet e sigurisë i kanë marrë të gjitha masat.