Komandanti i KFOR-it shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Demaj
Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Lorenzo D’Addario, përmes një telegrami ka ngushëlluar ministrin e Mbrojtjes z. Rrustem Berishën, për rënien në detyrë të Policit të Kosovës, Izet Demaj.
Në telegramin e komandantit të KFOR-it, thuhet:
I nderuar Zotëri,
Jemi informuar që, ju keni humbur një shok të luftës dhe një oficer të besuar të Policisë, dje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një Bankë në Istog.
Është vërtet pikëlluese. Ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të gjitha ekipeve të KFOR-it Ju dhe familjes së policit që ishte në shërbim, duke ndarë me ju këto momente pikëllimi.
Gjeneral Major Lorenzo D’ADDARIO
KOMANDANT I KFOR-it
28 Dhjetor 2018
