Solskjaer i beson Pogbas: Do ta ndërtojmë ekipin rreth tij
Trajneri i Djajve të Kuq, ka sjellur një atmosferë të mirë në skuadër.
Largimi i Jose Mourinhos dhe emërimi i Ole Gunar Solskjaer ka bërë që te Manchester United të nisin ndryshimet.
Marrëdhëniet jo të mira të portugezit me shumicën e lojtarëve, kanë qenë një faktor për rezultatet negative të ekipit dhe kjo u vërejt edhe në dy ndeshjet e para që United i ka luajtur me Solskjaer, të cilat i ka fituar 5-1 ndaj Cardiff City dhe 3-1 ndaj Huddersfield.
Shumë i rëndësishëm në këto takime ka qenë Paul Pogba dhe trajneri norvegjez thotë se pikërisht rreth francezit ai synon të ndërtojë një skuadër të fortë për të ardhmen.
“Paul është një top lojtar”, tha Solskjaer. “Ai është një prej më të mirëve në botë. Në mesfushën tonë kemi një lojtar të kompletuar siç është Pogba”.
“Deri më tani të gjithë lojtarët kanë treguar sjellje shumë të mirë”. “Unë i besoj shumë Pogbas dhe synoj të ndërtojë ekipin rreth tij edhe pse në ekip kam shumë futbollistë kualitativ”.