Dy gjigantët evropianë në garë për Iscon
Mesfushori i spanjoll Isco duket se po i numëron ditët e tij tek ekipi i Real Madrid.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle ‘AS’ dy gjigantët evropianë PSG dhe Juventus janë në garë për transferimin e spanjollit, transmeton Indeksonline.
Isco nuk po arrin të siguroj vendin e startuesit tek kampionët evropianë prandaj që të shikojë mundësin e largimit.
Nga mediat në Spanjë thuhet se babai i Iscos ka filluar bisedimet me presidentin e PSG-së Al Khelaifi.
Real Madrid mund të përdor Iscon bashkë me Kovacicin që të bëjë ndrrim me yllin e Chelseas Eden Hazard./Indeksonline/