Haradinaj pas varrimit të policit: Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Izet
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas varrimit të policit Demaj të vrarë në qytetin e Istogut.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga ceremonia e varrimit.
“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Izet. Lavdi e përjetshme!!” ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, Izet Demaj ishte vrarë nga hajduti i cili kishte tentuar të plaçkiste njërën nga bankat në qytetin e Istogut./Indeksonline/


