Nafta zbret 99 cent ne Podujevë!
Përderisa në shumicën e pikave të karburanteve po rriten çmimet e karburanteve, kompania ‘Petrol Company’ në pikën e saj në komunën e Podujevës ka ulur çmimin e naftës në 0.99 cent. 
 Kjo ulje e çmimit të naftës është mirëpritur nga qytetarët. ‘Petrol Company’ njihet për karburantin e saj kualitativ. 
Pompa në fjalë gjendet në Magjistralen Prishtinë- Podujevë, më saktësisht tek vendi i quajtur te “Qershiat e Llapashticës”.
 Kohët e fundit ka pasur shumë ankesa rreth rritjes së çmimit të naftës.
 Për këtë gjë ishte ankuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte takuar me përfaqësuesit e naftarëve dhe i kishte kërkuar ulje të çmimeve. 
 Po ashtu edhe vet Ministri i Tregtisë Endrit Shala kishte kërkuar nga naftarët të ulin çmimet./Indeksonline/  


