Bayern Munich lanson ofertën e dytë për yllin e Chelseat
Nuk shkoi shumë kohë që Bayern Munich ta bëjë ofertën e dytë për të riun e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
Bayerni, raportohet, se ka ofruar 13.5 milionë funte plus bonuse për 18-vjeçarin, por besohet se Chelsea dëshiron 22.5 milionë funte, shkruan Sky Sports.

Kështu, Chelsea e refuzoi ofertën, dhe kampioni gjerman e bëri të dytën – në vlerë të 20 milionë funtesh për Odoi, i cili së fundmi kërkoi më shumë minutazh, transmeton IndeksOnline.
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri nuk është i bindur se Odoi mund të luajë në formacionin bazë dhe pasi shumë klube evropiane janë vënë pas tij.
Sarri, pas ndeshjes me PAOK në Europa League muajin e kaluar, tha:
Hudson-Odoi tells Chelsea 'play me or lose me'
— Luckies Hudson Odoi (@LuckiesHazard) December 1, 2018
The 18-year-old is not willing to bide his time any longer at Stamford Bridge
Chelsea attacker Callum Hudson-Odoi has told the club he will leave if he is not granted more first-team football, according to The Guardian.
”Nuk e di nëse Odoi është i aftë të luajë në Premier League si 18-vjeçar, sidomos në skuadër të madhe”.
”Nëse ai është i gatshëm për këtë, atëherë mund të bëhet më i miri në Evropë në dy vitet e ardhshme”./IndeksOnline/