Nis manifestimi i Ditës së Veteranit, i pranishëm edhe kryeministri Haradinaj
Ka filluar manifestimi i Ditës së Veteranit, e cila po mbahet nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast është organizuar edhe pritje për veteranët e vendit.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe të shumta tek dëshmorët e kombit të cilët kanë dhënë jetën për liri.
Ndryshe me fillimin e këtij manifestimi është mbajtur 1 minuta heshtje për të rënit në luftë./Indeksonline/