Thaçi uron Engel për postin e ri, pret bashkëpunim për marrëveshjen e paqes
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Eliot Engel për mandatin e ri si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikan.
Thaçi ka thënë se Engel ka qenë ndër personalitetet kyçe të lirisë, pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, transmeton Indeksonline.
“I nderuari Eliot Engel, urime për mandatin e ri si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikan. Ju keni qenë ndër personat kyc për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare. Presim bashkëpunim të mëtejmë për marrëveshjen përfundimtare të paqes”, ka shkruar Thaci në twiter./Indeksonline/
