75 Mall Live Search
20:51 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku me të lënduar në Istog, i përfshirë edhe një shtetas i huaj

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ku kanë mbetur edhe disa të  lënduar.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident është i përfshirë edhe një shtetas  i huaj, i cili ishte me një veturë me targa 01.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa të lënduarit me ambulancë janë nisur për në Spitalin e Pejës./Indeksonline/