75 Mall Live Search
08:10 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Protestuesit: Gjakova nuk harron, Serbia nuk kalon

(I plotësuar) Po vazhdon protesta e qytetarëve të Gjakovës, të cilët kanë dalë kundër pelegrinëve serbë të cilët pritet të vizitojnë këtë qytet gjatë ditës së sotme, për shkak të festës së Pashkëve.

Megjithëse ende nuk kanë arritur pelegrinët serbë, nënat gjakovare të shoqëruara nga shumë qytetarë të tjerë janë duke bërë thirrje të ndryshme kundër tyre.

“Gjakova nuk harron, Serbia nuk kalon”, është thirrja e tyre e njëzëshme, përderisa në duar po mbajnë edhe pankarta me mbishkrime si: “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga kriminelët serbë nuk falet”, “Institucione, duhet të merrni përgjegjësi për të pagjeturit”./Indeksonline/

…………………………………………..

Fillon protesta në Gjakovë kundër pelegrinëve serbë

Ka filluar grumbullimi i protestuesve në Gjakovë kundër pelegrinëve serbë.

Kjo protestë në të cilët po marrin pjesë qytetarë dhe nëna gjakovare po bëhet për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë në kishë.

Duhet cekur se të pranishëm në vendin e ngjarjes janë edhe policia të cilët kanë dalë për të siguruar se nuk do shkaktohet asnjë incident.

Siç kanë potencuar edhe ata, protesta nuk është kundër besimit të tyre, porse në mesin e këtyre pelegrinëve janë edhe shumë serbë të cilët kanë kryer krime në Kosovë.

………………………………………………..

Protestë në Gjakovë kundër pelegrinëve serbë të dyshuar për krime lufte

Qytetarët e Gjakovës të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur, do të mbajnë protestë mëngjesin e sotëm. Ata kanë paralajmëruar se protesta do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit, në kohën kur pritet që qytetarë serbë të kryejnë pelegrinazh në këtë qytet.

Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëj me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ua njohin të bëmat gjatë luftës, shkruan Indeksonline.

THIRRJE PËR PROTESTË

Sërish erdh janari, sërish presim të vjen një grup serbësh në qytetin e Gjakovës me datën 6. Ne, qytetarët e Gjakovës, nuk kemi problem me besimin e tyre e as me të drejtën e tyre për të bërë pelegrinazh, siç interpretohet nga ta.

Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. Ata kanë emër e mbiemër. Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar krip në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim. Nuk mbetet rrugë tjetër përpos protestës qytetare.

Prandaj, ne, qytetarët e Gjakovës, u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të na bashkohen ditën e diel, me datën 6 janar, tek rruga “Mbretëresha Teutë,” nga ora 8:00 në mëngjes. Edhe këtë vit do të protestojmë paqësisht. Dalja jonë dëshmon se Gjakova nuk ka harruar. Dalja jonë dëshmon se Gjakova kërkon drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga regjimi serbë kudo në Kosovë.

Gjakova NUK harron!

Gjakova kërkon drejtësi!/Indeksonline/