Kim Kardashian i reziston të ftohtit, veshja e ngushtë ia ekspozon të gjitha
Kim Kardashian nuk lë anash asnjëherë provokimet.
Në çdo paraqitje publike ajo kujdeset që të vije në hap me trendët e reja, por ekspozimi i linjave është gjithmonë prezent, shkruan Indeksonline.

Së fundi, ylli televiziv ka publikuar një imazh ku përmes veshjes së ngushtë dalloheshin linjat e saj ‘bombastike’.

Kim këtë herë kishte ‘harruar’ të vesh sytjena ndërsa bluza e shkurtë ia theksonte për mrekulli belin e hollë.

Ndryshe, Kim është nënë e tre fëmijëve ndërsa ditë më parë ajo dhe bashkëshorti i saj, Kanye West kanë deklaruar se janë në pritje të fëmijës së katërt./Indeksonline/