75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Grabitje në një kompani telefonike në Pejë

Kompania ‘Ipko’ në Pejë është grabitur nga një person i maskuar dhe me armë.

Viktima, punëtore në këtë kompani, derisa ishte në vendin e punës, një person i panjohur me kapele në kokë, fytyrën e mbështjell dhe nën kërcënimin e armës i kishte grabitur 95 euro.

“Viktima, punëtore në kompaninë ”IPKO”, derisa ishte në vendin e punës ka hyrë në objekt një person i dyshuar e i pa njohur, në kokë kishte një kapelë dhe fytyrën e mbështjell me një shall, nën kërcënimin e një arme-revole, i ka grabitur pra të gatshme në shumën prej 95 (nëntëdhjetepesë) euro dhe më pas largohet në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin e Policisë.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe vazhdon të hetohet./Indeksonline/